Interi prezanton Romelu Lukakun në mënyrë speciale

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.06.2022, 21:04

Nuk ka me dyshime. Romelu Lukaku është zyrtarisht futbollisti më i ri i Interit. Ditën e sotme erdhi më në fund zyrtarizimi nga vetë klubi zikaltër.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, presidenti i Interit, Stiven Zhang, shfaqet së bashku me belgun duke thënë: “Bosi i madh është kthyer sërish”.

Gjithashtu këtë lajm e konfirmoi dhe skuadra e Çelsit, që shkruan se Lukaku do të luajë i huazuar te Interi në sezonin 2022/23.

Në orët në vijim pritet dhe zyrtarizimi tjetër i zikaltërve, për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit