Korçari shkon të psonisë në market, për pak i bie pika kur sheh se si ia kanë “futur”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.06.2022, 19:02

Gjithmonë e më shpesh vijnë denoncime nga qytetarët në lidhje me mashtrimet që marketet apo njësi të ndryshme biznesi bëjnë ndaj klientelës. Sipas rasteve që kemi publikuar, rezulton se mashtrimet bëhen si nga dyqanet e mëdha me emër ashtu edhe nga ato më pak të dëgjuara.

Kështu sot do t’ju paraqesim denoncimin e një qytetari për një market në Korçë ku ai akuzon se është mashtruar, pasi tjetër çmim ka patur produkti të afishuar në tabelë dhe tjetër çmim ka paguar në fund në kasë.

Natyrisht çmimi që ka paguar ka qenë më i lartë sesa ai i afishuar. Qytetari shpjegon se ka blerë sapun i cili në etiketë reklamohej me çmimin 39 lekë ndërsa në faturë është faturuar me çmimin 44 lekë.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq, Euromarket ne Korce tek terminali, tjetër çmim ne raft dhe tjetër çmim ne kase. Mashtrojne njerëzit këta oligarkët e dreqit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit