Barcelona prezanton në fundjavë dy goditjet e radhës në merkato

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.06.2022, 16:36

Barcelona ka nisur merkaton e verës dhe po bëhet gati për prezantimet e para. Sezoni i ri për katalanasit nis më 4 korrik dhe klubi bleugran do prezantojë ish-mesfushorin e Milanit, Frank Kesi, si dhe ish-mbrojtësin e Çelsit, Andreas Kristensen.

Gazeta “Mundo Deportivo” shkuan se klubi katalanas dëshiron t’i zyrtarizojë këta lojtarë si për të dhënë dhe një mesazh që ata do të jenë vetëm fillimi i një vere të nxehtë.

Të dy lojtarët parashikohet të kalojnë fillimisht vizitat mjekësore në klub dhe më pas të bëjnë prezantimin me fanellën e Barcelonës. Si Kesi ashtu dhe Kristensen do të vijnë me parametra zero te Barcelona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit