Mesfushori i kombëtares shqiptare kryen vizitat mjekësore te Interi

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.06.2022, 13:27

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do firmosë sot kontratën e tij të jetës. Futbollisti kuqezi do veshë fanellën e Interit.

20-vjeçari ka mbërritur paraditen e sotme në ambjentet e klinikës “Humanitas” në Rozano të Milanos për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore me klubin e tij më të ri, Interin.

Elbasanasi pasi të kryejë kontrollet rutinë do të zbarkojë menjëherë në selinë e Interit për të hedhur firmën në kontratën e tij. Asllani vjen nga Empoli për shifrën e 14 milionë eurove plus 2 milionë euro të tjera në formë bonuse.

Në sezonin që përfundoi, Kristjan Asllani u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Empolit në 23 ndeshje duke realizuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit