Më i lumtur se kurrë, Lukaku zbarkon te Interi me shallin zikaltër

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.06.2022, 09:33

Tifozët e Interit mund të qetësohen. Romelu Lukaku nis edhe njëherë tjetër zyrtarisht një aventurë të re me zikaltërit.

Sulmuesi belg ka mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroporin e “Linate”-s në Milano, i cili është pritur nga gazetarët e shumtë.

29-vjeçari ka pozuar me shallin zikaltër dhe ka thënë fjalët e para si lojtari i ri i Interit.

Belgu tha:

Jam shumë i lumtur që jam rikthyer sërish!”

Sot Lukaku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë me zikaltërit ku huazimi nga Çelsi do të zgjasë rreth dy vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit