Berlusconi nis me goditjet “Big”, gati të sjellë një sulmues kalibri te Monza

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.06.2022, 22:03

Monza e Silvio Berluskonit po përgatitet të jetë një skuadër dinjitoze sezonin e ardhshëm të Serisë A, e cila jo vetëm do të kërkojë mbijetesën, por edhe do të luftojë për Europën.

Në emrat e bujshëm që po lidhen e klubin italian në këtë merkato, gjendet dhe ai i Mauro Ikardit.

Ka qenë vetë drejtori sportiv i klubit, Adriano Galiani i cili në një prononcim për mediat ka folur për ish-kapitenin e tij duke e cilësuar çështjen e transferimit të tij si jashtë kushteve momentale të klubit, por jo të pamundur.

Galiani tha:

Ikardi? Ai dhe shumë lojtarë të tjerë kanë paga të cilat janë të papërballueshme nga ne në situatën momentale kur ndodhemi, por kurrë nuk kam thënë që është e pamundur."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit