Shkarkohet drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.06.2022, 20:37

Drejtori i burgut të Idrizovës, Rexhep Rexhepi është shkarkuar sot nga funksioni i tij.

Qeveria ka shkarkuar Rexhepin nga funksioni i drejtorit në burgun e Idrizovës ndërsa burime për klan m, thonë se në këtë post përsëri do të vijë kuadër tjetër nga rradhët e Alternativës.

Shkarkimi i Rexhepit vjen pas bastisjes që u krye nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme ku janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit