“Camp Nou” nis të organizojë dasma, por prishet ceremonia

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.06.2022, 14:58

Kriza ekonomike që po kalon klubi i Barcelonës ka bërë që drejtuesit e skuadrës ta lëshojnë stadiumin “Camp Nou” me qera për dasma. Para pak javësh, klubi Bluagranas njoftoi se tifozët mund të kenë shansin që të bëjë organizime nga më të ndryshmet në shtëpinë e tyre.

Barcelona po i lejon tifozët të martohen në Camp Nou dhe të organizojnë ndeshje mes tyre në këmbim të pagesë. Klientët marrin hapësirën e zgjedhur për gjashtë orë përdorim, si dhe ndihmë nga një sanitare dhe pastrim para dhe pas organizimit.

Tashmë kanë filluar organizimet, dhe në një video shihet se aty duket se është organizuar një dasmë, por shiu i detyroi dasmorër të largoheshin nga aty për disa minuta. Pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit