Zbulohet rroga e majme që Mane do përfitojë te Bayerni

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.06.2022, 13:45

Sadio Mane ishte goditja e madhe e Bayernit në këtë merkato vere.

Sulmuesi nga Senegali do të veshë fanellën e bavarezëve deri në vitin 2025 dhe duket se tashmë është zbuluar dhe se sa do të para do të fitojë ai në një vit.

Siç bën me dije “Bild”, 30-vjeçari do të përfitojë rreth 20 milionë euro në një vit, duke u bërë një nga më të paguarit në botë.

Mane la Liverpoolin dhe tashmë do nisë një aventurë të re në Bundesligë me kampionët e Bayernit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit