Mourinho merr vendimin për të ardhmen e Marash Kumbullës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.06.2022, 08:33

Marash Kumbulla po vijon të bindë gjithnjë e më shumë drejtuesit e Romës me paraqitjet e tij.

Sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar do të vijojë karrierën te Roma, teksa është konsideruar i pashitshëm nga trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili e sheh pjesë të rëndësishme të grupit.

Kumbulla ka kontratë me kryeqytetasit, deri në vitin 2025. Pavarësisht interesimeve të shfaqura në merkato nga Torino, Mourinho ka vendosur t’i besojë shqiptarit, duke e mbajtur në skuadër.

Sipas “SerieANews.com”, trajneri dhe klubi e konsideron të pashitshëm Kumbullën dhe nuk ekziston mundësia që ai të largohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit