Ervin Demo i Beratit në vend të forcojë barrierat mbrojtëse në rrugë, i jep 270 milionë lekë tender pa garë GEGA OIL

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.06.2022, 22:24

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin e Beratit ku një automjet me dy persona brenda, nënë dhe bir, përfundoi ne lumin Osum. Por ajo që bëri shumë përshtypje ishte lehtësia me të cilën makina përfundoi në lumë ndonëse në dukje kishte disa barriera mbrojtëse. Nga videot që dolën u pa se makina nuk ishte shumë shpejt por barrierat u thyen përnjëherë a thua se ishin prej letre.

Megjithatë në vend që të investojë sa më mirë në mbrojtjen e qytetarëve, duket se Ervin Demo, kryetari i Bashkisë Berat, e ka mendjen të harxhojë miliona lekë nëpër tendera për blerje nafte. I tillë është edhe rasti i sotëm ku rezulton se ai i ka dhënë kompanisë "GEGA CENTER GKG" një shifër prej gati 270 milionë lekë të vjetra me TVSH për blerje nafte. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-30917-05-26-2022 dhe me objekt “Blerje karburanti për nevojat e administratës së Bashkisë dhe drejtorive vartëse”.

Shikohet se në këtë rast ka ndodhur një çudi e vërtetë pasi jo vetëm që nuk ka patur konkurrencë, por për habi vlera e ofruar me vlerën e fondit limit janë 100% identike, një rast ky që nuk ndodh thuajse kurrë. Kjo do të thotë që kompania fituese ka ofruar 100% të vlerës së fondit limit dhe ka fituar më lehtësi pasi natyrisht nuk ka patur konkurrencë.

Kompania "GEGA CENTER GKG" tregton naftën “Gega Oil” siç njihet më së shumti në publik. Natyrisht është e kuptueshme që makineritë e rënda kanë nëvojë për karburant që të punojnë, por nuk kuptohet se përse duhet harxhuar naftë edhe për administratën e bashkisë e cila fare mirë mund të udhëtojë me biçikletë apo me mjetet e transportit publik, siç bëjnë kolegët e tyre në Europë dhe Botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit