BEG zyrtarisht mbeti pa lejen për ngrohje qendrore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.06.2022, 20:27

Komisioni Rregullator ia hoqi licencat kompanisë Ballkan Enerxhi Grup për shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike në Shkup.

Me vendimin e sotëm, BEG nuk posedon më licencë për të ushtruar veprimtari energjetike, pasi vetë ata thanë se për shkak të rraskapitjes financiare nuk mund të punojnë më.

Tashmë në lëvizje është Qeveria, e cila do të duhet të shpallë thirrje publike për përzgjedhjen e kompanie të re që do të marrë përsipër ngrohjen e kryeqytetit.

Nga Qeveria paralajmëruan se nëse nuk ka asnjë kompani të interesuara, udhëheqja do të kalojë në duart e EMV-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit