Simeone lë nam, bën sikur luan shah me të birin… sa për një foto

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.06.2022, 11:49

Pas sezonit të gjatë dhe të lodhshëm me Atletiko Madridin, Diego Simeone është duke pushuar në shoqërinë e djalit të tij, Xhovanit që u transferua te Verona këtë merkato vere.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një foto ku Diego dhe Xhovani Simeone shfaqen duke luajtur shah, megjithëse këtë e kanë bërë sipas mënyrës së tyre.

Trajneri argjentinas shihet i menduar për lëvizjen e radhës, por ajo që bën çudi është fakti se dyshja ka harruar rregullin bazë të shahut.

Kreu i pankinës së Atletikos luan shah pa… mbretin. Në rregullin e saj, kjo lojë përfundon kur njëri nga lojtarët "ha" mbretin. Mesa duket, babë e bir nuk po luajnë vërtet dhe e gjitha është bërë vetëm për një... foto.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit