Interi zgjedh të prezantojë futbollistin shqiptar para Lukakut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.06.2022, 08:36

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Interit pasi akordi është arritur dhe ai do prezantohet te skuadra zikaltër në ditët e ardhshme.

Asllani do të transferohet në Milano pas gjetjes së akordit mes drejtuesve të Interit dhe të Empolit për shifrën e 14 milionë eurove ku janë përfshirë edhe 2 milionë të tjera në formë bonusi.

Sipas “Tuttomercato.web”, 20-vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore në mesin e javës së ardhshme, javë në të cilën pritet dhe rikthimi i Romelu Lukakut në Milano.

Gjithsesi duke nisur nga marrëveshja e hershme me Empolin, mesfushori kuqezi besohet se do kryejë vizitat mjekësore dhe do të zyrtarizohet nga ana e Interit më përpara se belgu, i cili është në pritje të datës që do të caktohet për të nga ana e klubit zikaltër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit