Sadio Mane zgjedh numrin që do mbajë në fanellë te Bayerni

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.06.2022, 08:00

Pasi firmosi kontratën me Bayernin e Mynihut, Sadio Mane ka zgjedhur edhe numrin. Senegalezi do të mbajë fanellën me numrin 17 te skuadra gjermane.

Deri më tani, numri 17 te kampionët gjerman është veshur ndër vite nga Zherom Boateng, ish-kapiteni Mark van Bomel, Christian Ziege dhe Torshten Fink.

Fanella e Manesë me numrin 17 do të jetë e disponueshme në të gjitha dyqanet e Bajernit dhe në dyqanin online nga e marta.

Kujtojmë që javën e kaluar, lojtari nënshkroi për kampionët gjermanë deri më 30 qershor të vitit 2025. Në një prononcim të dhënë, Mane ka zbuluar arsyen pse zgjodhi numrin 17.

Ai tha:

Zgjodha 17-shin nga numrat e fanellave të lira në Bajern dhe synoj të festoj shumë suksese me ekipin tim dhe këtë numër. Tani mezi pres me të vërtetë të filloj përgatitjet për sezonin me shokët e mi të rinj shumë shpejt.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit