SOS nga Valbona! Alpinistët bllokohen tek Bjeshka e Zharit, njëri thyen këmbën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.06.2022, 18:55

Tre alpinistë kanë ngatërruar rrugën në Valbonë dhe janë ndarë nga ekipi i tyre. Mësohet se njëri prej tyre ka thyer këmbën, ndërsa raportohet se janë tek Bjeshka e Zharit të Gjeles.

Pritet që tek ata të shkojë një helikopter. Ata kërkuan ndihmën e policsë dhe banorëve të zonës.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që alpinistë dhe tursitë bllokohen në atë zonë. Shpresojmë që helikopteri të shkojë menjëherë dhe të bëjë të mundur marrjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit