Agjenti i Ronaldos ia ofron Romës transferimin e portugezit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.06.2022, 17:17

Cristiano Ronaldo kaloi një sezon të vështirë në "Old Traford" dhe duket se ka vendosur të largohet nga Manchester United vetëm pas një vit qëndrimi në Angli. SIpas shtypit britanik, sulmuesi portugez nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Erik Ten Hag dhe largimi është i sigurt.

E ardhmja mund të jetë përsëria Italia. Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka pasur një bisedë me Jose Mourinhon dhe drejtorin sportiv të Romës, Thiago Pinto. Mendes ia ka ofruar Romës transferimin e CR7. Te Roma e duan Ronaldon, por problemi mbetet paga e tij e lartë prej 28 milionë eurove në sezon.

Klubi italian po shikon mundësitë të gjejë sponsorë të rinj të cilët do t’i ndihmojnë për pagën e Ronaldos, teksa të drejtat e imazhit do t’i takojnë vetë portugezit. Priten zhvillime të reja në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit