Surpriza e merkatos, Salah drejt Real Madridit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.06.2022, 16:09

Mohamed Salah ndoshta luajti sezonin e tij të fundit si lojtar i Liverpoolit. Sulmuesi gjiptian pritet të ndjekë rrugën e Sadio Manesë dhe të zgjedhë të largohet nga “Anfield”. Sipas mediave angleze, Liverpooli mund ta lërë të lirë “Faraonin” për një shumë prej 60 milionë paundësh, pasi rroga e lartë e tij po shkakton problem te “The Reds”.

Gjithashtu ato theksojnë se klubi që i është vënë pas 30-vjeçarit është Reali i Madridit. Vitet e fundit, “Galaktikët” kanë vuajtur për një krah të djathtë në sulm, ku janë detyruar të bëjnë rotacione dhe përshtatje të ndryshme. Ardhja e Salah mund t’ia rregullojë këtë problem Ançelotit, pas zhgënjimit që pati me Kilian Mbappe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit