Flitet për largim, Neymar merr vendimin për të ardhmen

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.06.2022, 14:10

Gjatë ditëve të funditz është përfolur një largim i mundshëm i Neymarit nga Franca, por ka qenë vetëbsulmuesi i PSG-së, përmes postimit të një videoje në “Instagram”, që i ka quajtur lajme të rreme.

“Përshëndetje lajme të rreme, shumë diell paqe dhe dashuri”, thoshte braziliani duke shijuar pushimet e tij.

Sipas “Footmercato”, trajneri Alegri dëshiron ta transferojë te Juve, ndërsa “Le Parisien” shkruante se PSG-ja e ka nxjerrë në shitje dhe ua ka ofruar shumë klubeve europiane.

Gjithsesi, këto lajme janë spekulime sipas brailianit dhe ai do vazhdojë të jetë pjesë e francezëve edhe sezonin tjetërm

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit