LSM-ja nesër do të bllokojë një nga hyrjet kryesore të Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.06.2022, 13:00

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për nesër ka paralajmëruar protestën e radhës, ku do të bllokojë një nga hyrjet kryesore të Shkupit.

Siç bëjnë të ditur nga LSM-ja, do të bllokohet bulevardi “Aleksandëri i Madh” në lagjen Autokomandë prej orës 07-10 të mëngjesit dhe do të lejohen vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve.

Ata apelojnë edhe njëherë te institucionet që të merren parasysh kërkesat e tyre, në të kundërt protesta e tyre do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit