Messi lë sërish mbrapa Ronaldon, PSG shet më shumë fanella edhe se United

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.06.2022, 07:38

Lionel Messi vazhdon të jetë para Ronaldos në shumë fusha, kësaj here në atë të marketingut. Ylli argjentinas, vendosi një rekord te PSG-ja sa i përket sezonit që sapo u mbyll me shitjet e fanellave të tij që arritën shifra si kurrë më parë, duke kapërcyer edhe ato të rivalit Cristiano Ronaldo te Manchester United.

Klubi francez njoftoi se ka shitur mbi 1 milion fanella dhe mbi 60% të totalit të bluzave të shitura ishin ato me numrin 30 të asit argjentinas. Ai theu edhe rekordin e shitjeve të bluzave të Ronaldos.

“Djajtë” arkëtuan 200 milionë euro nga shtatori i shkuar për shitjen e fanellave me numrin 7 të yllit portugez, i cili u rikthye në “Old Trafford” 12 vite pas largimit drejt Realit të Madridit. Por tani, falë Mesit, nuk është më United klubi që shet më shumë fanella në botë, por janë kampionët e Francës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit