Berberi i Ballukut “godet” prapë, shpall fituese për 600 milionë firmën me ofertën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.06.2022, 21:47

Evis Berberi në rast se nuk e dini ende është drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Kohët e fundit është bërë protagonist thuajse përditë për shkak të tenderave skandalozë të cilit i jep nëpërmjet institucionit të tij. Vetëm pak ditë më parë ju treguam për skandalin e tenderit prej 14 milion eurosh që ky individ i dha Salillarit në një tender pa garë.

Por si duket kjo nuk e ka penguar që të vazhdojë me tenderat e tij të dyshimtë. I tillë është edhe tenderi i radhës, ku ai ka shpallur fituese kompaninë që ka ofruar vlerën më të lartë. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-21749-03-10-2022 dhe me objekt “Loti 7 Mirëmbajtje me performancë e segmentit rrugor K/Podgorie – K/Liqena”.

Fondi limit i kësaj procedure është 59.075.701 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Duke parë dokumentacionin e tenderit vihet re se kanë marrë pjesë vetëm dy kompani nga të cilat fituese është shpallur ajo me ofertën më të lartë, në një kohë që duhet të ishte e kundërta.

Fituese është shpallur kompania “VASHTEMIA” në pronësi të shtetasve Gezim Avdolli dhe Servet Cenolli, me vlerë të ofruar prej 49.030.010 lekë të reja pa TVSH ose rreth 600 milion lekë të vjetra me TVSH. Kjo kompani rezulton të ketë dhënë edhe vlerën më të lartë, pasi kompania tjetër pjesëmarrëse rezulton të ketë ofruar gati 30 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se sa fituesi. Ndoshta me shumë mundësi kjo diferencë do të përfundojë si lek xhepi për Evis Berberin për t’ua lënë bakshish kamaierëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit