Partitë opozitare kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.06.2022, 16:46

Sulmet hibride për të cilat pretendon pushtetit se janë organizuar nga struktura të caktuar për të rrënuar strategjinë shtetërore në raport me kontestin bullgar, sipas opozitës maqedonase janë amulli e shpikur nga Qeveria për të mbuluar dëshmimin mbi datën për negociata me BE-në.

VMRO-DPMNE-ja kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare për të dalë nga turpi në të cilin Qeveria e ka futur shtetin dhe qytetarët.

“Për gjithë këtë debakël diplomatik për negociatat me BE-në patjetër të ketë përgjegjësi për Kovaçevskin, Osmanin dhe Mariçiqin. Përgjegjësi dhe dorëheqje për dëmin afatgjatë në procesin negociues. Për këtë arsye zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhje të parakohshme kërkon edhe opozita shqiptare. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ditë më parë deklaroi se zgjedhjet janë formula më e suksesshme për dalje nga kriza politike, ekonomike dhe energjetike.

Ndërkohë, kreu i lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se parimi kryesor i kësaj shumice ishte data për negociata. Nëse nuk ka datë duhet të ketë zgjedhje.

“Neve kemi thënë se kjo Qeveri qëndron mbi bazën e ofertës që e ka bërë për integrim të vendit në BE ose hapjen e negociatave. Nëse kjo nuk ndodh edhe këtë muaj ne vlerësojmë se është një argument shtesë se duhet shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.

Pushteti është kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. LSDM-ja akuzon opozitën maqedonase se po rrezikon interesat shtetërore.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja frikuan opinionin me tendencë se gjoja u shit gjuha maqedonase, identiteti maqedonas dhe historia. Gënjyen për asimilim dhe bullgarizim të shtetit. Ky është turp, papërgjegjësi dhe qasje kundërshtetërore e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së”, tha Darko Kaevski, Zëdhënës i LSDM-së. BDI vlerëson se kjo shumicë parlamentare nuk ka alternativë e cila më mirë do të menaxhonte me procesin integrues dhe proceset e brendshme politike.

“Konsiderojmë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Nuk ka alternativë e cila mund të ofron zgjidhje për të gjitha çështjet, qoftë me Bullgarinë, Marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet ndëretnike, etj”, deklaroi Bujar Osmani, BDI.

Partitë e vogla brenda shumicës parlamentare kanosen me dalje nga Qeveria nëse kjo e fundit pranon si të tillë propozimin francez.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit