Nesër në Shkup do të ketë regjim të veçantë trafiku

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.06.2022, 20:40

MPB njofton opinionin se me datë 25.06.2022 (e shtunë), për shkak të “Paradës së Krenarisë”, do të ndërmerren masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.

Gjatë lëvizjes (nëse ka nevojë) do të mbyllen për qarkullim rrugët “11 Oktomvri”, “Dimitrie Çupovski”, “Vasil Glavinov”, bulevardi “VMRO”, bulevardi “Ilinden”, rruga “Aminta Treti” dhe rruga “1732”.

Ministria e Brendshme apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në trafik që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë me uniformë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit