Milani i ofron kontratën e re Leaos, portugezi nuk pranon

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.06.2022, 18:12

Milani po tenton rinovimin e kontratës me Rafael Leaon, por ende nuk po vjen akordi mes palëve. Klubi kuqezi i ka ofruar agjentit të 23 vjeçarit një kontratë të re 4-vjeçare me një rritje page nga 1.5 milionë që futbollisti përfiton aktualisht në 4.5 milionë, ofertë që është refuzuar nga përfaqësuesi i futbollistit Zhorzh Mendes, i cili i ka kërkuar Milanit një pagë 6 milionë euro në sezon.

Presidenti i “Djallit”, Paolo Skaroni pak kohë më parë deklaroi se klubi do të zbatonte një politikë ku pagat e lojtarëve do të mbehesh në kontrollë duke tentuar të mos kalonin limitin e 5 milionëve në vitet në vijim, por rëndësia e lojtarit në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli mund ta bindë numrin një të klubit të bëj një hap pas dhe të kënaqë pretendimet e Leaos për të arritur rinovimin me talentin portugez. Priten zhvillime të reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit