Pas disa ditësh kërkime, gjendet në lumin Vjosë trupi i pajetë i një gruaje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2022, 21:24

Është gjetur në lumin Vjosë trupi i 56-vjeçares me iniciale L.K e cila rezultonte e humbur që prej 20 qershorit. Trupi i 56-vjeçares do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Kujtojmë se familjarët e saj e kishin shpallur të zhdukur dhe ditën e djeshme në Vjosë u zbuluan vetëm disa sende të saj por jo trupi.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit