E fundit! I moshuari vdes në mes të rrugës te Komuna e Parisit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2022, 20:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se tek Komuna e Parisit një i moshua ka humbur jetën në mes të rrugës. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se i moshuari vuante nga tensioni pasi në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.06.2022, në vendin e quajtur Komuna e Parisit, në rrugë, ka ndërruar jetë shtetasi E. I., 67 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga tensioni. Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune dhe nga veprimet e para hetimore është konstatuar se ky shtetas është rrëzuar në rrugë, dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit