Postimi i mëposhtëm, i bërë në 26 qershor 2018 tregon kohën kur Edi Rama gënjente shqiptarët për një datë imagjinare për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sot, pas katër vitesh, Shqipëria, jo vetëm që nuk ka një datë, por nuk ka as shpresë për hapjen e negociatave.
Ditën e sotme në samitin e BE-së, Edi Rama fajësoi edhe njëherë Bashkimin Europian për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, ai iu hakërrye bullgarëve se po gabojnë rëndë me veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Rama u mbështet sot në konferencën e përbashkët për Ballkanin e Hapur, nga Aleksandër Vuçiç, i cili duket që e ka mësuar mirë vjershën për të qenë në krah të Ramës, para lidërve europianë.