3 shqiptarë fshihen mes pikturave për të ikur në Angli, mes tyre dhe një 3-vjeçar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2022, 19:07

Një 63-vjeçare belge dhe tre burra me origjinë shqiptare duhet të përgjigjen për kontrabandën e njerëzve përpara gjykatës penale të Bruges. Tre shqiptarët u zbuluan në një furgon të fshehur brenda një grumbulli pikturash pasi po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe. Furgoni i Viviane V. u ndalua nga dogana më 19 gusht 2021 në E40 në Nieuwpoort. Tre shqiptarët u zbuluan pas një grumbulli pikturash dhe me ta ishte edhe një fëmijë tre vjeçar. Gruaja belge pretendoi se ajo donte t'i shiste pikturat në Londër dhe mohoi çdo përfshirje në kontrabandën e njerëzve.

Falë hetimeve të mëtejshme u zbulua se shqiptari Ermal L. (36) ka shoqëruar gruan belge ku u takuan edhe me dy shqiptarët e tjerë Hysen D. (35) dhe Basri A. (40). Avokatët e Viviane V. dhe Ermal L. kërkuan shpalljen e pafajësisë. Ndërkohë avokatët e dy shqiptarëve të tjerë kërkuan një dënim më të butë por prokuroria kërkoi dënime me burg nga 30 deri në 50 muaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit