Çfarë ju shpëtoi sot nga Kuvendi?

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 19:01

Duket se të tjera skena interesante ndodhën sot në Kuvend ndër radhët e opozitës dhe qeverisë…

Pasi u publikuan fotot e Ahmetajt dhe Delina Ibrahimajt duke u fërkuar gjat seancës parlamentare, edhe opozita pati një risi interesante.

Ish-kreu i PD Lulzim Basha u rikthye në Kuvend pas disa seancash mungesë që prej shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të demokratëve.

Buzagaz Basha ishte i pranishëm teksa Berisha fliste në foltore. Ai u fotografua duke folur në telefon i shqetësuar teksa u ul pranë Gazment Bardhit. Në disa momente të tjera Basha u shfaq duke qeshur me kolegët e tij të cikët e përshëndetën.

Pas shkarkimit nga PD qarkulluan informacione se ai po bëhej gati të hapte një parti të tijën, por asgjë ende e konfirmuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit