SKANDALI/ Për 300 lekë i kërkojnë 7.63 euro, si mashtrohen pushuesit në resortin Marina Bay në Vlorë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.06.2022, 18:49

Një qytetar ka shkuar pranë një resorti në Vlorë dhe ka mbetur i shokuar në momentin kur i ka ardhur fatura e pagesës. Ai ka porositur një Nescafe dhe për këtë i kanë kërkuar të paguajë 300 lekë të reja. Prisni, prisni se nuk është ky mashtrimi.

Natyrisht me atë çmim dhe duke patur parasysh se jemi në bregdet nuk ka ndonjë abuzim të madh. Por kjo vetëm përsa i përket monedhës lek. Nëse i hidhni një sy vlerës ekuivalente ne monedhat e tjera si Euro apo USD, do të mbeteni pa fjalë. Sipas këtij kuponi, 300 lekë janë ekuivalente me 7.63 Euro.

E njëjta gjë vlen edhe me dollarin amerikan, ku për 300 lekë kërkohen 8.04 USD. Ndërkohë sipas një verifikimi të redaksisë së Joq, rezulton se ky kupon i përket resortit Marina Bay.

Nuk dihet ndërkaq se përse ministrja e financave Delina Ibrahimaj nuk bën detyrën duke kontrolluar me ekipet e saj këto abuzime skandaloze me pushuesit. Ndoshta sepse është duke fërkuar dhe përkëdhelur Arben Ahmetaj në parlament?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit