Policia italiane ka arrestuar në shqiptar.
Mësohet se ky i fundit 47-vjeç u vu në pranga pasi ngacmoi dhe tentoi të puthte një bankiere në një lokal në Itali.
Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur të shtunën, teksa pronari i lokalit ka thirrur policinë për të shpëtuar punonjësen e tij të punësuar si banakiere.
Pas arrestimit, sot shqiptari la dalë para gjyqtarëve, ndërsa është përballur me masën e sigurisë arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.
Në bazë të videove të regjistruara nga kamerat e në ambientet e lokalit vërtetojnë pretendimet e banakieres.
Në video duket 47-vjeçari i cili i është afruar të resë, e cila në atë moment ishte përkulur për të pastruar banakun dhe pasi i ka nuhatur qafën me epsh e përqafoi me forcë dhe tentoi ta puthte.