‘Plaku’ 73-vjeçar i Redi Mollës do ndërtojë hotel me 5 YJE në Durrës! Vlera: 20 MLN €

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 15:43

Qytetarëve të Durrësit u ka bërë përshtypje një hotel i ri që ka njoftuar ndërtimin së shpejti m’u në mes të shëtitores së Vollgës. Hoteli që do quhet “Crowne Plaza” është njoftuar që do të jetë me 5 yje dhe është përfaqësim i një prej markave të hotelerive në botë “IHG Hotels & Resorts”.

Duke qenë se në Shqipëri është bërë trend për këtë sezon veror shpallja e investitorëve strategjikë, këtë radhë i ka ardhur hoteli në pjatë të artë, as më pak e as më shumë por vetë babait të ish-drejtorit të UKT, me shef Erion Veliajn, Redi Mollës.

73-vjeçarit Selim Molla i është dhënë statusi invesitor strategjik për hotelin me 5 yje në mes të shëtitores së Vollgës. Kapitali i kompanisë së tij “Restur” është vetëm 100 Lekë dhe nuk ka përvojë të mëparshme në hoteleri-turizëm por as regjistra financiarë të veprimtarisë së saj në asnjë lloj fushe.

INFORMACION MBI HOTELIN

E parashikuar të hapet në vitin 2024, Crowne Plaza Durrës do të ofrojë 140 dhoma për pushuesit, si dhe një restorant, bar dhe sallë pritjeje, ambiente salla takimesh dhe një zonë Wellness duke përfshirë një spa, palestër dhe pishinë të brendshme. Ai do të përfshijë një terminal të ri lundrimi, marinë, hapësira të gjelbra dhe rrugë biçikletash.

Pra hoteli është kamufluar nën emrin e babait pensionit të Redi Mollës dhe si pronar në background qëndron një personazh i fuqishëm i botës së biznesit, emër ende i pazbuluar për publikun shqiptar.

Molla ka blerë 24% të aksioneve të kompanisë “Mediterranean Investment Group” që do ndërtojë hotelin, me vlerë mbi 200.000 $, teksa vlera e hotelit shkon mbi 20 MLN €.

Një tjetër pyetje që bie në këtë kasaphanë që quhet Shqipëri, është se kur do të hetohet nga SPAK burimi i parave të një pensionisti me të birin drejtor me post publik?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit