Debati brenda Samitit të BE-së: Kovaçevski ia drejton gishtin kryeministrit bullgar në detyrë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2022, 14:48

Pak minuta më parë ka përfunduar Samiti i BE-Ballkani Perëndimor ku morën pjesë gjashtë liderët e rajonit, 27 liderët e Unionit si dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Por duket se nuk kanë munguar tensionet para nisjes së tij pas vendimit të djeshëm të qeverisë bullgare për të hedhur poshtë propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, duke votuar dhe mosbesimin ndaj kryeministrit në ikje Kiril Petkov.

Në një video të kapur paka para fillimit të Samitit teksa liderët përshëndesin njëri-tjetrin shihet që kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski bisedon me homologun bullgar dhe nga gjestet duket se nuk është një bisedë e këndshme.

Kovaçevski shihet tepër serioz dhe duke i drejtuar gishtin Petkov si një formë kritike për të gjithë vendimet e marra ditën e djeshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit