Kosova në top 15-shën botërore me çmimin më të shtrenjtë për haxh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2022, 14:50

Ndonëse, Kosova është një shtet i vogël në botë dhe si i tillë ka një ekonomi të varfër e standard të ulët të jetesës, për BIK-un kjo nuk po paraqet shumë rendësi pasi kanë renditur Kosovën në top 15-shën e shteteve më të shtrenjta për të shkuar në haxh për vitin 2022.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se këtë vit shkuarja në haxh do të kushtoj 5 mijë e 700 euro.

Besim Mehmeti shefi i kabinetit te Muftiut Tërnava përmes një statusi në Facebook ka renditur çmimet e disa shteteve botërore duke përfshirë edhe Kosovën.

Kosova ka çmim më të larte se shtete e rajonit. Në Shqipëri shkuarja në haxh kushton 4 mijë e 900 euro.

Çmimet e haxhit 2022 ne disa shtete sipas Besim Mehmetit: Egjipti 10000 dollar, Turqia 9500 dollar, Palestina 9000 dollar, Bahrejni 7700 dollar, Jordani 6500 dollar Emirate 8000 euro, Katar 8000 euro Gjermani 6000-7000 euro, Britani 9000-11.000 euro, Bosne 6150 euro, Kosove 5700 euro, Maqedonia Veriore 5700 euro, Shqiperi 4900 euro, USA 9700- 13.500 Dollar، Nga brenda Arabisë Saudite 3000-5000 dollar

BIK-u ka bërë publike pakon dhe çka përfshin në të:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit