Albin Kurti: Nuk i japim para qytetarëve nga Buxheti i Shtetit!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 14:20

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale, i njohur si Trust, do të ishte në dëm të qytetarëve pasi vetëm një pjesë e vogël e tyre do të përfitonin.

Kosova po përballet me rritje të tejskajshme çmimesh dhe është propozuar tërheqja e mjeteve monetare nga Trusti për të përballuar më lehtë krizën ekonomike që ka kapluar vendin.

Kurti tha se nëse parlamenti voton pro kësaj, do të ndodhtr një "rrënim" i kursimeve të qytetarëve. Ndër të tjera deklaroi se “Pensionet nuk janë për tash, por kur të plakemi”.

“Kur edhe FMN-ja po thotë që është keq, dine që është keq. Janë këta që e kanë sjell këtë propozim në kuvend dhe janë këta që po manipolojnë me konceptin e varfërisë ku nuk bëjnë pjesë vend. Pensionet nuk janë për tash, por kur të plakemi. Nuk mundemi që ta humbim të ardhmen. Nuk mund ta hargjojmë buxhetin”, tha Kurti ndër të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit