Temperatura 40°C/ Polici i Illyrian Guard: Na torturuan! Çuçi na vesh kambale bore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 13:07

Illyrian Guard, policia private e shtetit shqiptar krijuar në kohën e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi u pa si një arkë e re vjelëse e taksave të popullit me anë të tenderave publikë.

Për herë të parë në historinë e një vendi, shteti krijoi policinë e tij private me anë të të cilës shpallte tendera publikë e paguante fitues me taksat e popullit.

Që prej dështimit të kësaj nisme, venitjen e saj me shkarkimin e Lleshit, duket se punonjësit kanë mbetur në dorë të shtetit pasi torturohen nga Bledi Çuçi në këto temperatura të larta të këtij sezoni veror.

Kjo pasi efektivët e Illyrian Guard mbajnë ende veshur kambalet e borës të tenderuara që në fillim nga ky institucion. Paratë e Buxhetit të Shtetit u shpërndahen oligarkëve nga institucionet e rëndësishme dhe jo nga fundi i kavallit, që qëllon të jetë sikleti më i madh për policët që detyrohen të veshin këpucë të rënda në temperatura përvëluese.

Një efektiv i policisë private të shtetit ka denoncuar rastin në redaksinë e JOQ Albania.

Polici i Illyrian Guard shkruan:

“Pershendetje JOQ ne kete vap 40° Illyrian Guard na len akoma me kepuc dimrore ne diell, thot ska tendra. Po i mbajm ato kepuc gjith diten veshur ne diell. Jemi ankuar te pergjegjsit e kompanis tone edhe thon nuk ka tender per uniforma te reja kur te miratohet nga Ministria Brendshme dhe vetem tek faqa juaj mund ti shikojn ato se vende tjera ske ku ankohesh spo i bin mendja shum atyre qe rrin ne zyra si rrim ne sherbim ne! Ju flm joq.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit