Ministria e Shëndetësisë thirrje shqiptarëve: Covidi në lëvizje! Të gjithë ju mbi 12 vjeç VAKSINOHUNI!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 10:53

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur rrezikun sot për një rikthim të mundshëm të Covid-19. Në një njoftim të fundit shkruan se janë shënuar 277 raste të reja me Covid gjatë 24 orëve të fundit, dhe qytetarët nuk duhet të neglizhojnë vaksinimin.

Sipas ministrisë kjo rritje e rasteve ka ardhur për shkak të rritjes së lëvizjeve për sezonin veror. Ministria i bën thirrje çdo qytetari shqiptar mbi 12 vjeç të vaksinohet.

NJOFTIMI Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit