Liberalizimi i vizave, paralajmërohet protestë para zyrave të BE-së në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2022, 10:36

Në rast se sot në Samitin BE-Balkani Perëndimor nuk ka asgjë konkrete për sa i përket liberalizimit të vizave – atëherë është paralajmëruar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Gazetari, Vullnet Krasniqi ka publikuar në Facebook një event për të protestuar nëse s’ka liberalizim vizash për Kosovën.

Sot në Bruksel potencialisht mund të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që ka mbetur në regjim vizash për të udhëtuar në një nga vendet e BE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit