Shoferi lezhjan humb kontrollin/ “Volswagen” përfundon në lokal, lëndohet qytetari që po pinte kafen

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 09:59

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë.

Shoferi i makinës tip “Volswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa ka përfunduar në një lokal ku ka lënë të plagosur klientin e lokalit që po pinte kafen e mëngjesit.

Ky i fundit është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia e cila ka nisur dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit