Mickoski: Është negociuar edhe më parë për propozimin francez

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2022, 09:35

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski nuk beson se kryeministri Dimitar Kovaçevski në Bruksel do t’i thotë “jo” propozimit francez pasim siç tha, LSDM-ja dhe Qeveria kanë qenë të njoftuar me propozimin shumë më parë.

“Të mos e gënjejmë veten se propozimi nuk është dakorduar paraprakisht. Ky propozim nuk ka mundur të vijë deri këtu ku është, nëse paraprakisht nuk do të negociohej për të”, tha Mickoski në pjesëmarrjen e mbrëmshme në televitionin alfa.

Sipas tij, propozimi francez nuk do të thotë fillim i negociatave për vendin, por pasojnë plotësime të tjera të shtetit lidhur me kërkesat bullgare.

“Kjo kornizë negociuese që na ofrohet dhe që është pjesë e këtij propozimi, nuk është fillim i negociatave dhe kjo duhet të jetë e qartë për qytetarët. Ky është fillim i negociatave për Shqipërinë e cila nuk ka kurrfarë kushtesh hegjemoniste dhe identitare që duhet t’i plotësojë. Ne nuk mund të hapim kapituj me këtë propozim pasi duhet të plotësojmë kushte shtesë”, tha Mickoski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit