Nga varfëria në luks të shfrenuar/ Xhisiela Maloku: Vdisni nga zilia dhe pabukësia, jeni të dështuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 11:47

E mbani mend Xhisiela Malokun, vajza e varfër nga fshati Zezë i zonës së Krujës e cila u shfaq në media me një pamje për t’u mëshiruar, e dërmuar dhe me plot vuajtje?

Biondja e kthyer tashmë në brune është sërish në vëmendjen mediatike.

Vajza e cila dikur rrëmbeu zemrat e shqiptarëve për shkak të historisë që u rrit pa baba dhe e dhunuar nga i dashuri, sot po jeton në luks të shfrenuar, ndërsa është transformuar dukshëm në pamjen fizike.

Ajo deklaroi disa vite më parë se ish-i dashuri, nën kërcënimin e armës e kishte futur në një hotel, e kishte dhunuar dhe djegur me cigare deri kur kishte humbur ndjenjat, ndërsa pas 24 orëve tha që deklarata e saj nuk ishte e vërtetë dhe se e kishte shpikur duke u dukur në syrin e publikut si e kërcënuar.

Xhisiela sot jeton mes pasurisë, teksa ka nisur të ofendojë mediat duke u thënë se nuk i ndihmon dot pasi gazetarët janë të dështuar dhe ziliqarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit