Armend Muja i LVV-së u kërkon politikanëve të mos flasin për UÇK-në

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.06.2022, 08:58

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur për disa nga çështjet që ai do t’i largonte nga diskursi politik.

Ndër to, Muja ka thënë se do ta largonte nga diskursi politik çështjen e kategorive të dala nga lufta dhe UÇK-në.

“Janë disa çështje që do i largoja nga diskursi ditor politik. Njëra nga to është kategoritë e dala nga lufta edhe UÇK-ja. Sepse është një vlerë sublime që i takon tërë shoqërisë. Meritë për të cilën e kemi parë tashmë përmes lirisë së vendit, prandaj pa marrë parasysh se cili krah politik jemi, ne duhet të pajtohemi me këtë”, tha ai në TV1. Ai tha se s’ka veteranë të partive politike.

“Do ishte mirë me hjek prej debatit, diskutim publik, veteranët, e sidomos kategoritë e dala nga lufta janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë dhe duhet të jenë përgjegjësi e krejt shoqërisë. Aty s’ka veteranë të AAK-së e të PDK-së”, potencoi Muja.

Ndërkaq, Muja tutje shtoi se me kategorinë e veteranëve duhet të flasin sy më sy, e kjo për shkak se ata i kuptojnë kufizimet që i ka Kosova.

Kujtojmë se ditë më parë deputeti Muja në Kuvendin e Kosovës i kishte reaguar edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje po “luan” me veteranët e luftës së UÇK-së, duke i lënë jashtë Ligjit për Pagën Minimale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit