“Alo, jam ai i dyshekëve”/ Kush ju bezdis në celular për të shitur produkt/pajisje, do të gjobitet deri në 20 mld lekë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.06.2022, 07:27

“Alo, përshëndetje! Jam Ana dhe po ju kontaktojë nga kompania X pasi jeni përzgjedhur për të përfituar nga oferta e dyshekëve, fshesave me korrent...”është kjo telefonata që u vjen shumë herë shqiptarëve nga kompani të ndryshme dhe që shesin përmes telefonatave.

E ndonëse vajza/djali që telefonon nga një kompani që tregton dyshekë, elektroshtëpiake apo dhe produkt ose pajisje të tjera të telefonon për të shitur në mënyrë që të sigurojë para për jetën e saj/tij, për marrësit e telefonatës është shumë e bezdisshme.

E për të shmangur shqetësime të tilla, do të krijohet një regjistër kombëtar, i menaxhuar nga komisioneri për mbrojtjen e të dhënave, ku kushdo regjistron emrin se nuk do të shqetësohet nga kompanitë e marketingut. Gjobat për ata që abuzojnë me të dhënat personale, propozohen të shkojnë deri ne 20 miliard lekë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit