Shqiptari s’pyet për dëbim: Shkon në Itali për të punuar në “zanat” dhe kapet me kokainë në makinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2022, 02:02

Një shqiptar është arrestuar nga policia e Luinos, Itailli pasi në makinë iu gjetën 30 doza kokaine. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte arrestuar dhe dëbuar nga Italia gushtin e kaluar. Por më pas ai ka marrë dokumente false (patentë dhe pasaportë) dhe është kthyer në territorin italian për të operuar në “sektorin e tij”, të drogës. Tani kur policia e ka ndaluar në rrugën provinciale të Cunardos, i gjetën 30 doza kokainë që i kishte fshehur në makinë si dhe kartëmonedha të prerjeve të ndryshme me vlerë 1600 euro. Kur iu nënshtrua shenjave të gishtërinjve dokumentet që kishte me vete nuk përkonin me ato që kishte tek shenjat e gishtave.

Në këtë moment u kryen hetime të mëtejshme dhe rezultoi se i riu shqiptar është një emër i njohur tashmë për policinë dhe drejtësinë italiane. Tani shqiptari i arrestuar akuzohet për hyrje të paligjshme në Itali, posedim droge dhe dokumente false identiteti. Të premten e kaluar, karabinierët e Luino-s kanë shoqëruar shqiptarin në aeroportin e Bolonjës për ta nisur direkt për në Tiranë. Për shqiptarin tashmë ka një ndalim për të hyrë sërish në Itali për 5 vitet e ardhshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit