70.000 belgë ngrihen në PROTESTA MASIVE kundër QEVERISË

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 01:12

Një ditë greve në Belgjikë për koston e lartë të jetesës detyroi Aeroportin e Brukselit të anulojë të gjitha fluturimet e nisjes dhe ndaloi thuajse të gjitha shërbimet ndërurbane të udhëtimit në të gjithë vendin.

Rreth 70,000 punëtorë belgë marshuan nëpër Bruksel të hënën duke kërkuar ndërhyrje të qeverisë për të trajtuar kostot në rritje të jetesës, pasi grevat 1-ditore në aeroportin e Brukselit dhe në rrjetet e transportit lokal në mbarë vendin sollën pothuajse ndalimin e udhëtimit publik.

Protestuesit mbanin flamuj dhe pankarta ku shkruhej "Më shumë respekt, paga më të larta" dhe "Të japim fund akcizës", ndërsa disa ndezën flakadanë. Disa kërkuan që qeveria të bënte më shumë, të tjerë thanë se punëdhënësit duhet të përmirësonin pagat dhe kushtet e punës.

Shërbimet e trenave funksiononin pjesërisht për të lejuar protestuesit të afroheshin në kryeqytet.

Aeroporti i Brukselit tha se nuk mund të lejonte nisjen e fluturimeve të pasagjerëve për shkak se veprimi industrial shtrihej tek personeli i sigurisë. Transporti publik lokal kishte shërbime minimale.

Inflacioni arriti në 9% në qershor në Belgjikë, duke pasqyruar rritje të mprehta të çmimeve, kryesisht për shkak se pushtimi rus i Ukrainës ka goditur furnizimin me drithëra dhe ka shkaktuar rritje të kostos së energjisë.

Kryeministri Alexander De Croo tha se punëtorët belgë ishin më të mbrojtur se homologët në shumicën e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian, sepse pagat ishin të indeksuara me inflacionin.

Ai i tha transmetuesit publik RTBF, se qeveria kishte zgjatur masat për të ulur taksën e shitjes për gazin, energjinë elektrike dhe karburantin deri në fund të vitit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit