Dy të rinj shkojnë të vjedhin agrume, gjenden të vdekur mes fushave

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.06.2022, 00:39

Dy burra të moshës 31 dhe 30 vjeç janë vrarë nê një zonë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias, Itali. Sipas një hipoteze të parë nga grupi i hetimit dy personat e vrarë kanë qenë hajdutë agrumesh. Viktimat janë dy persona nga Catania dhe thuhet se janë kushërinj. Dy trupat u gjetën në një korije agrumesh në fshatin Pennisi, në zonën Acireale.

Gjetja e trupave të tyre është bërë nga karabinierët pasi disa të afërm të dy burrave kishin lajmëruar policinë ata nuk ishin kthyer në shtëpi mbrëmë. Një nga hipotezat që po shqyrtohet nga karabinierët, të cilët po hetojnë, është se dikush ka qëlluar me armë zjarri pasi i ka zënë mat në tokën bujqësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit