Thirrje kriminelëve: KINI KUJDES! Policia do ju ndjekë me makinën shumëngjyrëshe të LGBT

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.06.2022, 00:53

Reparti i Policisë në Colombus, Ohio ka nisur të festojë Muajin e LGBTQI+ duke prezantuar një automjet të quajtur "mjeti i krenarisë".

“Unë jam oficeri juaj i LGBTQIA+ dhe po zbulojmë… mjetin tonë të krenarisë për muajin qershor!” tha oficeri në videon e postuar.

Në mbishkrim shkruhej, "Gëzuar #KRENARI Columbus!!! Sigurohuni që të përshëndesni oficerin Lutz kur ta shihni jashtë dhe të bëni një foto me mjetin tonë PRIDE!”

Anash automjeti shkruan: "Raportoni krimet e urrejtjes". "Dashuria është dashuri" është një tjetër shkrim i mjetit.

Në lidhje me gjestin e policisë, ka patur shumë reagime negative në rrjet, ku shumica prej tyre shkruanin se kjo është arsyeja pse kriminelët nuk e kanë më frikë policinë.

View this post on Instagram

A post shared by Breitbart (@wearebreitbart)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit