Aksident në aksin Shkodër-Koplik, 27-vjeçari përplas për vdekje një grua me biçikletë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.06.2022, 22:34

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se një grua ka humbur jetën pasi teksa ecte me biçikletë është përplasur nga një automjet pranë kompleksit “Zmijani”. Drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen” është shtetasi Gëzim Burgaj 27 vjeç, banues në Shtoj.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi Gëzim Burgaj 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit