Fëmijët e lagjes i vënë flakën vilës 3-katëshe në Berat, shkrumbohet plotësisht një kat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.06.2022, 20:11

Një vilë 3-katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Berat. Mësohet se në lagjen e ish/pjeshkores fëmijët duke luajtur, kanë ndezur disa kartona dhe i kanë hedhur në dritaren e hapur të një prej dhomave në katin e dytë të vilës. Por më pas zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur të gjithë katin e dytë bashkë me orenditë shtëpiake. Bëhet e ditur se vetëm ky kat ka qenë i banueshëm pas kati i parë dhe ai i tretë janë akoma në rregullim e sipër.

Vila 3-katëshe është në pronësi të shtetasit Raqi Kule, por aty nuk banon asnjeri pasi familjarët jetojnë në Greqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit